Barnat antihipertensivë duhet të merren në mëngjes apo darkë?

Njerëzit që kanë presion të lartë gjaku dhe i  marrin barnat e tyre antihipertensivë në darkë ose para gjumit kanë presion gjaku më të normalizuar krahasuar me të tjerët që i marrin barnat e tyre në mëngjes.

Ky është rezultati i një studimi të ri, i cili gjithashtu shton se këta pacientë paraqesin rrezikshmëri  më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular krahasuar me pacientët që marrin barnat e tyre në mëngjes.

Studimi, i quajtur Project Hygia, i botuar në European Heart Journal, është studimi më i madh për të marrë në konsideratë periudhën e ditës në të cilën pacientët marrin barnat e tyre dhe se si kjo kohë ndikon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këtë studim u përfshinë rreth 20,000 pacientë që i marrin barna në mëngjes ose para se të flenë. Prej 6 vitesh, mjekët kanë mbledhur të dhëna duke matur rregullisht presionin e gjakut të pacientëve dhe kanë monitoruar shëndetin e tyre.

Shkencëtarët zbuluan se pacientët që morën medikamentet e tyre para se të flenë, kishin dyfish më pak rrezikshmëri për komplikacionet ku përfshihet infarkti e miokardit, goditja në tru, infarktia ose nevoja për një procedurë kirurgjikale për të zhbllokuar arteriet e ngushta, në krahasim me pacientët që marrin medikamentet në mëngjes. Gjithashtu, studimi mori në konsideratë faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet, ku përfshihen mosha e pacientëve, gjina, diabeti, sëmundjet e veshkave, pirja e duhanit dhe niveli i kolesterolit.

Kur panë rezultatet individuale, shkencëtarët zbuluan se rreziku i komplikacioneve fatale të zemrës ose të sistemit kardiovaskular ishte ulur me 66%, rreziku i infarktit të miokardit ishte ulur me 44%, rreziku i arterieve të bllokuara me 40%, infarkti me 42% dhe goditja në tru me 49%.

Udhëzimet aktuale për trajtimin e hipertensionit nuk rekomandojnë një kohë specifike për marrjen e barnave. Zakonisht, mjekët rekomandojnë marrjen e tyre në mëngjes, me qëllim uljen e presionit të gjakut në mëngjes. Sidoqoftë, nuk ka studime që tregojnë se nëse barnat merren në mëngjes, zvogëlohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Sidoqoftë, rezultatet e Projektit Hygia tregojnë se pacientët që marrin çdo ditë barnat e tyre antihipertensive para gjumit, krahasuar me ata që i marrin në mëngjes, kanë presion gjaku më të normalizuar dhe, më e rëndësishmja, rrezik vdekshmërie  më të ulët  për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit kardiovaskular.

Konsultohuni me mjekun tuaj për kohën më të mirë të ditës për të marrë barnat tuaja. Matni rregullisht tensionin e gjakut me një pajisjen e duhur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *