Mite dhe fakte për presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës

Shpesh herë dëgjojmë të thuhet se, nivelet e presionit të gjakut lidhen drejtpërsëdrejti me frekuencën e zemrës.

E vërteta është se, kur matim presionin e gjakut, aparati evidenton fuqinë, me të cilën zemra e shtyn gjakun drejt arterive tona, ndërkohë që ritmi i zemrës, i quajtur edhe puls, evidenton numrin e tkurrjeve të zemrës për një minutë.

Sot ne thyejmë disa mite rreth lidhjes midis presionit të gjakut dhe pulsit:

  1. Ato gjithmonë janë të ndërlidhura

Është ky një mit sa i gabuar, aq edhe i shpeshtë. Është e vërtetë se presioni i gjakut dhe ritmi i zemrës shpesh herë ndryshojnë njëkohësisht. Kur trupi ynë është nën stres, ndonjëherë vlerat e tyre rriten njëkohësisht. Megjithatë, nëse ritmi i zemrës ju shpeshtohet, kjo nuk do të thotë se edhe presioni i gjakut ju rritet dhe anasjelltas. Prandaj, është me rëndësi rezultatet e dy matjeve t’i trajtoni veç e veç, sepse njëra tregon një problem, tjetra – një tjetër problem.

  1. Që të dy kanë vlera normale

Nuk ka një gjë të tillë si vlerë “normale” e presionit të gjakut apo ritmit të zemrës. Për të dyja këto ka kufij referentë të cilat përcaktojnë nëse gjendja e njeriut është në normë. Sidoqoftë, gjithçka është individuale.

Për presion optimal të gjakut shpesh herë pranohet kufiri i lartë deri 120 (presioni kur zemra jonë tkurret) dhe kufiri i ulët 80 (presioni kur zemra qetësohet) mmHg (milimetrat e shtyllës së Merkurit).

Ndërsa ritmi i zemrës, në gjendje të qetë të trupit, ka frekuencë 60 deri në 100 rrahje në minutë.

Sendo Advance 3 – Digital Blood Pressure Monitor with HIRA Technology

  1. Ju keni presion të ulët gjaku ose puls të ngadaltë? Ka të ngjarë të keni problem

Sikundër e thamë më lartë, ajo që për një njeri është normale, për një tjetër mund të jetë tregues për një problem. Një i ri e ka pulsin rreth 50 rrahje në minutë (apo edhe 40) dhe mund të thuhet se në fakt është në formë të mirë fizike.

Presioni i ulët i gjakut tek të rriturit ose tek ata që kanë probleme të konstatuara të zemrës mund të jetë lajthitës. Me rëndësi është gjendja e përgjithshme e personit dhe simptomat eventuale, të cilat të kombinuara me rezultatet mund të tregojnë nëse ka një problem. Gjithmonë kur ka dyshime, konsultimi me mjekun është i domosdoshëm.

  1. Presioni i lartë i gjakut është më i rrezikshëm se rrahjet e shpeshta të zemrës

Kjo në fakt është e vërtetë. Studimet tregojnë se kur presioni i gjakut është pak më i lartë se normalja për një kohë të gjatë, atëherë po rritet risku i problemeve me zemrën. Rrahjet e shpeshta të zemrës gjithashtu mund të jenë problem, por lidhja e shkakut me pasojën nuk është aq e qartë.

  1. Ka rëndësi kur e matni presionin dhe pulsin

Kjo është e vërtetë për të dy llojet e matjeve. Në radhë të parë, duhet të jeni i qetë. Nëse matni presionin dhe pulsin disa herë në ditë, duhet të mbani parasysh mesataren, në mënyrë që të krijoni një ide të qartë për gjendjen e vet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *