Presioni i lartë i gjakut dhe COVID 19 – a kanë lidhje?

Shkenca vazhdon të kërkojë përgjigje si ndikon COVID-19 në njerëzit me sëmundje kronike shoqëruese.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, kohët e fundit me siguri pyesni veten nëse jeni në grupin e riskut.

A është e mundur të jetë më i madh risku i infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi tek njerëzit që vuajnë nga hipertonia?

Nga informacioni që japin deri tani ekspertët, rezulton se për njerëzit me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut ka një risku më të madh nga komplikacionet që jep infeksioni i koronavirusit. Kjo për faktin se njerëzit e moshuar mbi 70 vjeç janë më të rrezikuar, dhe pikërisht te kjo grupmoshë hipertonia haset më shpesh. Janë të rrezikuar gjithashtu personat me sëmundje cerebrovaskulare, e cila karakterizohet nga prishja e rrjedhjes së gjakut në tru (që mund të shkaktojë insult).

Si të mbrohemi?  

COVID-19 përhapet më shpesh përmes teshtitjes dhe kollitjes (transmetimi i spërklave në ajër), por mund të infektoheni me virusin edhe kur prekni një sipërfaqe ose send ku ndodhet virusi, dhe pastaj e prekni fytyrën tuaj.

Qeveritë botërore këshillojnë të gjithë të përpiqen të izolohen dhe kështu të mbrohen njerëzit e moshuar dhe grupet e riskut. Izolimi social është i rëndësishëm që të vonohet përhapja e koronavirusit, ndërsa për ju është sidomos i rëndësishëm në qoftë se jeni në një nga këto dy grupe. Nëse jeni mbi 70 vjeç ose keni gjendje të përkeqësuar shëndetësore, duhet të siguroheni se zbatoni të gjitha masat e nevojshme. Këtu përfshihen njerëzit me:

  • Sëmundje kronike të zemrës
  • Insult
  • Diabet
  • Presion të lartë të gjakut
  • Sëmundje të mushkërive
  • Insuficienca  kronike e veshkave

Nëse ju është bërë transplantim zemre ose merrni ilaçe imunosupresive, izolimi social është i domosdoshëm.

A është e mundur presioni i lartë ose ilaçet që unë marr, të jenë shkak për infeksion serioz shkaktuar nga COVID-19?

Nuk ka prova klinike se ilaçet për presion të lartë gjaku ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga koronavirusi, as se ndikojnë në rezultatin e infeksioneve.

Ju këshillojmë të monitoroni presionin tuaj të gjakut dhe të vazhdoni të merrni medikamentet që ju ka rekomanduar mjeku juaj. Në të kundërt ju ekspozoheni ndaj një rreziku më të madh dhe mund të përkeqësoni në përgjithësi gjendjen tuaj shëndetësore. Ilaçet mbrojnë zemrën tuaj, kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe parandalojnë infarktin dhe insultin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *