Presioni i lartë i gjakut dhe diabeti

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut janë sëmundje të ndërlidhura.

Diabeti i sheqerit është ndër faktorët kryesorë të rrezikshëm për sëmundjet e sistemit të zemrës dhe enëve të gjakut. Të moshuarit me diabet në të shumtën e rasteve kanë presion të gjakut me vlera mbi 130/80 mmHg ose marrin ilaçe për hipertoni.

Nëse nuk mjekohen, këto gjendje mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru.

Ç`është diabeti dhe sa lloje diabeti ekzistojnë?

Diabeti është një gjendje, në të cilën nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, sepse organizmi nuk mund ta përpunojë plotësisht. Diabeti i sheqerit ndahet në disa lloje kryesore, ku përqindja më e madhe e njerëzve vuajnë nga tipi një dhe tipi dy.

Diabeti i sheqerit tip 1 – te ky lloj mungon plotësisht hormoni i insulinës

Diabeti i sheqerit tip 2 – kur insulina e prodhuar në trup nuk mjafton ose nuk mund të përdoret (rezistencë insulinike)

Diabeti gestacional  – shfaqet gjatë shtatzënisë

Tipe të gjera diabeti ekziston një gjendje që njihet si pre-diabetike, ku nivelet e glukozës janë rritur, por jo në vlera që kërkojnë vendosjen e diagnozës së diabetit të sheqerit.

Simptomat kryesore të diabetit janë: etja e shtuar, shpeshtimi i urinimit, rënia në peshë, lodhja e rritur, kruajtja gjenitale, pamja e turbullt.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma, konsultohuni menjëherë me mjekun.

Cilët janë faktorët e rrezikut dhe çfarë e shkakton zhvillimin e diabetit?

Diabeti tip 1 haset më shpesh tek personat e rritur me moshë të re, por në vitet e fundit e zhvillojnë edhe më të rriturit. Shkaku i saktë i shfaqjes së tij është i panjohur, zakonisht ka të bëjë me një sëmundje autoimune, ku sistemi imun krijon antitrupa kundër qelizave që sekretojnë insulinën (Ishujt Langerhans). Faktorë të tjerë risku janë:

  • Faktorë genetikë;
  • Ekspozimi ndaj viruseve dhe faktorë të tjerë të mjedisit.

Diabeti tip 2 është një sëmundje multifaktoriale, për zhvillimin e së cilës ndikon shumë faktori familjar, pra, nëse keni të afërm që vuan nga kjo sëmundje. Përveç kësaj ndikim kanë edhe:

  • Shtimi në peshë dhe jeta pa lëvizje fizike;
  • Mosha e rritur;
  • Rezistenca insulinike;
  • Nivelet e larta të kolesterolit;
  • Presioni i lartë i gjakut;
  • Shprehitë e dëmshme: pirja e duhanit, konsumi i alkoolit.

Cilat janë komplikimet që ndodhin?

Në fillim shumica e pacientëve injorojnë rrezikun që fsheh diabeti, sepse ndjehen mirë. Por kjo nuk zgjat pafund. Me kalimin e kohës diabeti sulmon mjaft organe dhe sisteme dhe më të prekurit janë sytë, sistemi urinar, ai nervor dhe sistemi i zemrës dhe enëve të gjakut. Po listojmë disa nga komplikimet që sjell diabeti i sheqerit:

  • Dëmtimi i syve: rritet risku i zhvillimit të kataraktit, glaukomës dhe mund të arrihet deri në verbëri.
  • Dëmtimi i veshkave: diabeti mund të shkaktojë sëmundje kronike të veshkave që mund të prekë veshkat aq sa të arrihet në hemodializë.
  • Polineuroatia: hiperglicemia mund të çojë në ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje, mpirje, ndjesi djegieje që zakonisht fillon nga maja e gishtave dhe më pas përhapet. Në fund zvogëlohet ndjesia në duar e këmbë.   .
  • Plagët shërohen më me vështirësi nëse nuk mjekohen, prerjet ose plagë të tjera të vogla mund të rezultojnë në infeksione të rënda që përfundojnë me amputim.
  • Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut: me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës shtojnë riskun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, infarktit, hipertonisë dhe shfaqjes së aterosklerozës (ngushtimit të enëve të gjakut).

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut

Siç bëhet e qartë, diabeti mund të çojë në presion të lartë të gjakut. Kombinimi i të dyve këto rrit rrezikun e zhvillimit të gjendjeve të rrezikshme për jetën si infarkti, goditja në tru. Për ta reduktuar këtë rrezik është e dëshirueshme të mbahen nivele të caktuara të presionit të gjakut: nën 130/80 mmHg.

Janë shumë grupe medikamentesh për mjekimin e hipertonisë: ACE frenues, beta-bllokues, antagonistë kalciumi, bllokues të receptorëve të angiotensinës II, diuretikë tiazidikë, diuretikë të anzës, etj. Mjeku juaj do të përcaktojë në mënyrën më precize cili ilaç është më i përshtatshëm për ju.

Si të mbrohemi?

Ndaj diabetit tip 1 zakonisht nuk mund të mbroheni, sepse kjo është një sëmundje autoimune, por megjithatë është me shumë rëndësi të mbahen nivele optimale të glukozës në gjak me qëllim të parandalohen komplikimet.

Ndryshe nga diabeti tip 1, te diabeti tip 2 pacienti mund ta ngadalësojë zhvillimin e tij dhe ta parandalojë veten. Gjithashtu, në rast se keni diagnozë pre-diabet, ka mundësi të ngadalësoni avancimin e tij drejt diabetit të sheqerit. Këtu po ju japim disa këshilla:

  • Shtoni aktivitetet sportive, siguroni për vete të paktën një orë e gjysmë lëvizje fizike në javë;
  • Reduktoni konsumin e ushqimeve me yndyrë;
  • Reduktoni karbohidratet (brumërat dhe ëmbëlsirat), që çojnë në rritjen e ndjeshme të glukozës në gjak;
  • Reduktoni konsumin e alkoolit;
  • Përpiquni të bini në peshë në rast se keni obezitet.

Diabeti është një sëmundje e rrezikshme, e cila nuk duhet të injorohet. Nëse bëni një jetë të shëndetshme dhe ndiqni rregullisht presionin tuaj të gjakut, nuk keni përse të shqetësoheni.

Si diagnostikohet presioni i lartë i gjaktu?

Si ndikon ushqimi në presionin e lartë të gjakut?

Si ndikon ushqimi në presionin e lartë të gjakut?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *