Presioni i lartë i gjakut dhe infarkti

Shëndeti i zemrës tonë ndikohet nga shumë faktorë, ku mënyra e jetesës dhe sëmundje të tjera ekzistuese zënë rol kryesor.

Hipertonia (presioni i lartë i gjakut) është faktor risku numër një i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Hipertonia zhvillohet pa zhurmë dhe pa u ndierë dhe kështu shpesh herë mbetet e padalluar. Faktorët kryesorë të riskut për shfaqjen e presionit të lartë të gjakut janë predispozita gjenetike, mënyra jo e shëndetshme e jetesës, mungesa e aktiviteteve fizike, mbipesha, pirja e duhanit dhe jo në vend të fundit – stresi. Një nga komplikimet  më të rënda që shkakton hipertonia është infarkti i zemrës.

Ç`është infarkti?

Goditja në zemër (infarkti) do të thotë saktësisht vdekje e një pjese të muskulit të zemrës që vjen si rezultat i mungesës së ushqimit të saj me gjak.  Kjo mungesë krijohet kryesisht si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut (aterosklerozë) ose e një trombi që bllokon lëvizjen e gjakut.

Sa e shpeshtë është kjo sëmundje?

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut shkaktojnë afërsisht 4 milionë raste vdekjesh në Evropë, që përbën 47 për qind të totalit të vdekshmërisë në kontinentin evropian. Në Amerikë sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në popullsi. Te meshkujt infarktet janë më të shpeshta se te femrat. Ndërkaq, te femrat goditja në zemër mund të ndodhë në moshë më të madhe – 70 vjeçe, ndërsa te meshkujt rreth 66 vjeçe.

Cilat janë faktorët e rrezikshmërisë?

Shkaqet kryesore të zhvillimit të infarktit janë ateroskleroza dhe hipertonia. Faktorët e rrezikshmërisë që shkaktojnë shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë:

  • Nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve;
  • Mbipesha;
  • Diabeti;
  • Sindroma metabolike;
  • Grupmosha;
  • Pirja e duhanit;
  • Historia familjare për infarktet;
  • Stresi;
  • Konsumi i tepërt i kripës;
  • Sëmundjet autoimune.

Si ndikon ushqimi në presionin e lartë të gjakut?

Cilat janë simptomat?

Simptomat e infarktit zakonisht janë: të përziera, të vjella, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, kollë, shqetësim. Por jo çdo pacient ka simptoma të njëjta, këto shpesh herë ndryshojnë dhe çdo rast është individual.

Është me rëndësi të vihet në dukje se pacientët që vuajnë nga diabeti mund të mos ndjejnë asnjë nga simptomat e goditjes në zemër.

Cilat janë komplikimet?

Si çdo sëmundje, edhe infarkti mund të çojë në komplikime, si p.sh.: pamjaftueshmëria e zemrës,  dhimbje gjoksi, etj.

Si diagnostikohet presioni i lartë i gjaktu?

Si mund ta ndihmoni një pacient që pëson infarkt jashtë spitalit?

Ja si duhet të procedoni nëse ju ndodh të ndesheni me infarktin:

  • Nëse personi ka humbur vetëdijen ose ka një nga simptomat e infarktit të përmendura më sipër, duhet të telefononi menjëherë urgjencën;
  • Mund të filloni të bëni masazh të zemrës me frekuencë deri 100-120 shtypje në minutë;
  • Nëse keni bërë trajnime për të dhëne ndihmën e parë, mund të kombinoni shtypjet me frymëmarrje artificiale, sikundër ju kanë treguar, por nëse nuk jeni të sigurt, mjaftohuni vetëm me masazhin e zemrës.

Në rast se ju pësoni infarkt, telefononi menjëherë urgjencën ose duhet të çoheni në spitalin më të afërt. Merrni një medikament për zgjerimin e enëve të gjakut dhe nëse ka nevojë – aspirinë. Për shkak se aspirina bashkëvepron me medikamente të tjera, mos nxitoni ta merrni nëse mjeku nuk jua ka rekomanduar.

 Si të mbrohemi?

Mënyrat më të mira për të parandaluar infarktin e zemrës janë: reduktimi i pirjes së duhanit, reduktimi i konsumit të alkoolit, një kontroll më i kujdesshëm i diabetit dhe presionit të lartë të gjakut, mbajtja e niveleve optimale të kolesterolit dhe triglicerideve, më shumë jetë aktive, më pak stres.

Presioni i lartë i gjakut dhe diabeti

Barnat antihipertensivë duhet të merren në mëngjes apo darkë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *