Si diagnostikohet presioni i lartë i gjaktu?

Hipertonia ose presioni i lartë i gjakut quhet shpesh herë edhe “sëmundja e heshtur”, sepse ju mund të rroni me këtë gjendje vite me radhë pa e ditur se vuani prej saj.

Dhe ndonëse ka të ngjarë të mos keni simptome, presioni i lartë i gjakut e dëmton organizmin dhe në fund të fundit mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve më serioze të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ndaj, është me rëndësi të ndiqni presionin tuaj të gjakut, sidomos nëse nivelet e tij ndodh që të jenë mbi normalet, apo nëse keni histori  familjare për hipertoni.

Matja e presionit të gjakut

Presioni i gjakut matet më së shumti me një pajisje të quajtur sfigmomanometër ose thjesht  aparat për matjen e presionit. Modelet tradicionale mekanike përbëhen nga stetoskopi, mansheta e krahut, matësi i stetoskopit, pompa dhe valvula. Matjet bëhen nga specialistët mjekësorë ose në farmaci , por shumë njerëz që kanë probleme me presionin e gjakut, preferojnë të kenë aparat edhe në shtëpi.

Matja e presionit të gjakut në shtëpi mund të jetë e dobishme veçanërisht për diagnostikimin dhe ndjekjen e hipertonisë, sepse kështu mjeku juaj do të jetë në dijeni për gjendjen e presionit tuaj të gjakut në jetën e përditshme (dhe jo vetëm në kabinetin e mjekut).

Sendo Advance 3 – monitor i tensionit të gjakut

Presioni i gjakut matet duke përdorur dy numra: njëri tregon presionin sistolik, tjetri – presionin diastolik të gjakut. Ç`tregojnë këta dy numra:

  • Presioni sistolik i gjakut është presioni maksimal gjatë një rrahjeje të zemrës, kur zemra dërgon gjak në tërë trupin.
  • Presioni diastolik i gjakut është presioni më i ulët ndërmjet dy rrahjeve, kur zemra mbushet me gjak.

Presioni i gjakut matet në milimetra merkuri (mm Hg) dhe shkruhet `sistoliku mbi diastoliku` (p.sh. 120/80 mm Hg ose “120 mbi 80”). Sipas udhëzimeve më të fundit,  vlerë nominale e presionit të gjakut quhen treguesit 120/80 mm Hg ose më poshtë këtyre treguesve.

Hipertonia është presion gjaku që ka vlera mbi 130/80. Presioni i gjakut mund të rritet ose të ulet në varësi të moshës tuaj, gjendjes së zemrës, emocioneve, aktivitetit dhe ilaçeve që merrni. Presioni i lartë i gjakut, matur një herë, nuk do të thotë se vuani nga hipertonia. Duhet që presionin e gjakut ta matni disa herë në ditë, me orar të ndryshëm, në kohën kur qëndroni në qetësi të paktën për 5 minuta. Që të vihet diagnoza e hipertonisë, rezultatet e matjes zakonisht duhet të kenë pasur vlera të larta të paktën tri herë brenda ditës.

Mjeku juaj do të pyesë gjithashtu, përveç për matjen e presionit të gjakut, edhe për anamnezën tuaj mjekësore (nëse keni pasur më parë probleme me zemrën), do të gjykojë edhe për faktorët tuaj të riskut (nëse pini duhan, nëse keni kolesterol të lartë, diabet, etj.), dhe do të pyesë gjithashtu për anamnezën tuaj familjare (nëse ndonjë pjesëtar i familjes ka pasur presion të lartë gjaku ose sëmundje zemre). Mjeku do t`ju bëjë dhe një vizitë fizike. Si pjesë e kësaj vizite ai mund të përdorë stetoskopin, të dëgjojë zemrën tuaj për zhurmë jonormale që mund të nënkuptojnë problem me kllapat e zemrës. Mjeku juaj do të kontrollojë edhe arteriet, pulsin te dora dhe maja e këmbës, për të përcaktuar nëse janë të dobëta ose madje mund të mungojnë. Nëse ju diagnostikojnë me presion të lartë të gjakut, mund të dalë nevoja t`ju bëhen edhe teste të tjera, si fjala vjen:

  • Еelektrokardiogram (EKG): Test, i cili mat aktivitetin elektrik, shpejtësinë dhe ritmin e zemrës me anë të elektrodave që lidhen te duart, këmbët dhe kraharori. Rezultatet regjistrohen mbi një shirit letre grafike.
  • Ekokardiogrami: Është një metodë që përdor valët ultratinguj për të dhëne imazhe të kllapave dhe dhomave të zemrës dhe në këtë mënyrë të ndiqet veprimi i pompimit të zemrës dhe të bëhet matje e dhomave dhe trashësisë së murit të zemrës.

Nëse mjeku juaj ka konstatuar se vuani nga presioni i lartë i gjakut, ai do t`ju japë këshilla si ta ulni atë dhe ta mbani në nivele normale. Ndër këshillat kryesore janë këto:

Nëse këto nuk mjaftojnë, në treg janë mjaft grupe medikamentesh, me të cilat mund të mbahen nivele optimale të presionit të gjakut. Cilat do të ishin më të përshtatshme për ju? Përgjigjen mund t`jua japë vetëm mjeku juaj.

Si ndikon ushqimi në presionin e lartë të gjakut?

Barnat antihipertensivë duhet të merren në mëngjes apo darkë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *