Si ndikon ushqimi në presionin e lartë të gjakut?

Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje komplekse që vjen si rezultat i faktorëve të shumtë.

Faktorët genetike kanë një rol të madh si shkaktarë për shfaqjen e saj. Por fill pas tyre vjen mënyra e jetesës dhe jeta që bëjmë. Jo rrallë problemet me presionin e gjakut vijnë prej faktorëve të tillë si:

  • Mbipesha dhe mënyra e jetesës pa aktivitete fizike  
  • Mënyra jo e duhur e ushqyerjes
  • Shprehitë e dëmshme (alkooli dhe pirja e duhanit)

Ndryshimet në dietë me konsum të ushqimeve të shëndetshme dhe me më shumë aktivitet fizik, ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe hipertensionit. Në këtë mënyrë bien nivelet e kolesterolit, ulet rreziku i mbipeshës dhe përmirësohet funksionimi i zemrës dhe i enëve të gjakut.

Por që efekti të jetë real dhe i qëndrueshëm, ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes duhet të jenë të vazhdueshme. Kjo do të thotë gjithashtu se disa ushqime duhet të përfshihen, ndërsa të tjera duhet të përjashtohen kategorikisht. Ndër ushqimet e dobishme janë frutat dhe perimet e freskëta, ushqimet me kokërr të plotë, bimët leguminoze, kurse ndër ushqimet e dëmshme janë gjithë ato që kanë përmbajtje të lartë të kripës, si dhe të ashtuquajturat junk foods.

Ja dhe disa hollësi më shumë për këto dy grupe, duke filluar me …

Ushqimet që duhet t`i shmangim

Mishi i përpunuar dhe sallamrat

Mishi i përpunuar konservohet me anë të kripërave, nitrateve dhe konservantëve të tjerë. Në këtë mes përfshihen shumica e sallamrave si salsiçe, suxhukë, gjithashtu  delikatesa si bekoni, proshuta, fileto gjeldeti. Kërkime të gjata kanë konstatuar se mishi i përpunuar është më i dëmshmi për zemrën. Kjo i detyrohet niveleve të larta të kripës dhe konservantëve që mund të gjendetn në të.

Drithërat dhe karbohidratet e rafinuara dhe të përpunuara

Ushqimet e rafinuara ose të përpunuara përfshijnë bukën e bardhë, orizin e bardhë, ushqime mëngjesi me fare pak fibra, ëmbëlsira dhe sheqerna, si dhe karbohidrave të tjera të rafinuara dhe të proceduara. Pse janë të dëmshme? Së pari, për arsye se nivelet e larta të përpunimit i zhdukin shumicën e përbërësve të shëndetshëm në ushqimet integrale, si p.sh. fibra, minerale dhe acide yndyrore.

Së dyti, procesi i përpunimit asgjëson strukturën e natyrshme të ushqimit, ndërkohë që shton përbërës të shumtë që nuk janë dhe aq të dobishëm, si p.sh. yndyrat e hidrogjenuara, kripa dhe sheqernat. Sidoqoftë, nuk është e thënë të mos hani ëmbëlsira, reçelna apo bukë të bardhë, por mirë është t`i hani kohë pas kohe dhe jo rregullisht.

Pijet me gaz dhe pijet e tjera plot me sheqer

Pijet e përgatitura me shumë sheqer kanë po atë efekt negativ ndaj zemrës si dhe karbohidratet e rafinuara dhe të përpunuara. Kërkimet tregojnë se trupi ynë nuk mund të përllogarisë kaloritë e konsumuara në formë të lëngshme, siç arrin ta bëjë me ushqimet e forta. Pra, nëse drekës tuaj i shtoni pije me gaz, kaloritë e pijes me gaz do të jenë thjesht kalori boshe. Ndërkohë që duhet të theksojmë se këto pije rritin shansin e mbipeshës.

Sendo Advance 3 – monitor dixhital i tensionit

Cilat ushqime janë të dobishme kur kemi presion të lartë të gjakut?

Ushqimet e integruara dhe karbohidratet e “ngadalta”

Shumë prej kërkimeve që bëhen, e lidhin konsumin e ushqimeve integrale, në vend të karbohidrateve të rafinuara (buka e bardhë, orizi i bardhë dhe ushqimet e mëngjesit me pak fibra), me një risk më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe goditjeve në tru. Natyrisht, ato lidhen edhe me peshën e shëndetshme të trupit.

Frutat dhe perimet

Ndër të parët në luftën me hipertensionin rreshtohet hudhra që njihet gjithashtu si ilaçi çudibërës për sistemin e zemrës dhe enëve të gjakut, përfshirë edhe presonin e gjakut. Është e vërtetuar se konsumi i një thelbi hudhre në ditë për 12 javë resht çon në reduktim të ndjeshëm të presionit të gjakut.

Frutat dhe perimet e tjera gjithashtu janë të dobishme për presionin e gjakut. Një pjesë e mirë e kërkimeve provojnë se vegjetarianët vuajnë më rrallë nga hipertensioni. Kaliumi që përmbahet në to, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Ndër këto ushqime janë bananja, shalqiri, patatet, domatja, portokalli, spinaqi, si dhe soja e bajamet.

Ushqimet e pasura me kalcium

Disa shkencëtarë pohojnë se këto lloj ushqimesh neutralizojnë veprimin e natriumit, kur ky i fundit është me tepricë. Në këtë grup ushqimesh janë shumica e bulmetrave: qumështi, giza, si dhe perimet e freskëta, spinaqi, qiqra.

Ushqime me fibra

Këto janë ushqimet që përmbajnë celulozë. Është për t`u theksuar këtu se duhet të përzgjidhen ushqimet e duhura që përmbajnë celulozë. Rekomandohen ato që janë të tretshme në ujë: krunde tërshëre, pektinë molle, farëra dhe fibra të gjethes indiane të dellit, guarana, rrënja e luleshurdhës mjekësore, rrënja e xhenxhefilit, farërat e bëra pluhur të koprës greke.

Gjithashtu dhe…

Peshku, efekti i favorshëm i të cilit në vlerat e presionit të gjakut i detyrohet yndyrave omega-3, që përmbahen në të dhe konkretisht skumbria, peshku tuna, salmoni, harengat.

Nga erëzat ia vlen të përdoren kryesisht xhinxheri, finoku, rigoni, piperi i zi, borziloku, estragoni, ndërsa nga perimet e tjera brokoli dhe karota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *